Eshtë ndarë nga jeta në moshën 90 vjecare Kostandin Ropi, heroi i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”.

Kostandin Ropi lindi në vitin 1930 ne fshatin Leshnicë në Korcë.

Ai doli në mal partizan në moshën 12 vjecare pasi mbeti jetim nga prindërit në moshë fare të vogël.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake e më pas shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.

Fill pas daljes në pension, Ropi u rikthye në vendlindjen e tij në Korçë.

Ropi një nga personazhet realë te filmit”Partizani i vogël Velo”, do të varroset këtë të martë në orën 14:00 në qytetin e Korcës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *