Në Kukës deri tani nuk është konstatuar asnjë rast me COVID-19. Mbështetur në këtë fakt të pamjaftueshëm banoret duket se nuk kanë arritur të kuptojnë nivelin e rrezikshmërisë së këtij virusi.

Të detyruar nga mosbindja e banorëve për të qëndruar në shtëpi, policia bashkiake sëbashku me policine e shtetit dhe me ne krye drejtorin e policise vendore z. Zef Laskun u  kane bere thirrje qytetarëve per ndergjegjesim per te qendruar te izoluar. Keto mesazhe qarkullojne herepashere ne rruget dhe sheshet  e qytetit.

Edhe mbrëmjen e kësaj të shtune  qyteti është i qete dhe nuk ka levizje kembesoresh dhe as automjete.

Të pranishme janë forcat e policise, policia bashkiake si dhe ushtria per te monitoruar gjendjen gjatë gjithë kohes se percaktuar nga qeveria.

Nderkohe ne nje prononcim drejtori i policisë Zef Laska thotë ze gjatë gjithë kesaj periudhe janë monitoruar te gjithe personat qe jane kthyer nga zonat e nxehta të COVID 19 per te qendruar ne banese.

 

“Kemi monitoruar per mbylljen e aktiviteteve te tyre si bare ristorante dhe lokale te ndryshme ku deri tani nuk ka rezultuar të ketë shkelur asnjë detyrim të aktit nomativ.”

 

Nderkohe që pas monitorimit te qarkullimi te kembesorve dhe te automjeteve sipas drejtorit te policise jane bllokuar 5 automjete si dhe eshte marrë masa e aktit normative, heqje e lejes se drejtimit per nje perjudhe 3 vjecare si dhe bllokim te automjetit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *