Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se është tronditur nga humbja e jetës së mjekut hematolog Arjan Pushi, i cili u infektua me Covid-19 dhe ndodhej i shtruar prej ditësh në intubim.

Në një postim në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se përmes përkushtimit dhe angazhimit të palodhur, Pushi i dha ndihmë te paçmuar qindra pacientëve të tij.

“Jam i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të prof. dr. Arjan Pushit, një misionari të bluzave të bardha që përmes përkushtimit dhe angazhimit të palodhur i dha ndihmë te paçmuar qindra pacientëve të tij. Gjatë muajve të fundit kam ruajtur një komunikim të rregullt me prof. Arjanin mbi krizën e covid19 dhe gjendjen e kujdesit spitalor në tërësi. Kam mbresa të pashlyeshme nga përkushtimi profesional dhe atdhetar dhe dhembshuria njerëzore e tij.”

Lideri demokrat shprehet se mjeku ka përjetë mirënjohjen e thellë të gjithë shoqërisë për një jetë në shërbim të njerëzve.

“Lutjet dhe mendimet e mia janë për familjarët dhe miqtë e tij. Respekti im maksimal është për mjekët që luftuan deri në fund për ta mbajtur në jetë mikun dhe kolegun e tyre dhe që punojnë me të njëjtin përkushtim për çdo pacient. U prehtë në paqe!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *