Dhjetori mbetet muaji kur nderohen per krijimtarine letrare artistike në disa gjini shumë nga krijuesit, ndërsa këtë të diel janë vleresuar me çmimet Kombëtare të Letërsisë ata që 2019-ën e kthyen një vit të pasur artistik.
Romani më i mirë është shpallur “Diktatori në Kryq” i shkrimtares Mira Meksi, për risitë origjinale ne prozën romanore dhe ndërthurjen mjeshtore të historisë së besimit dhe realitetit. Edhe pse jo e pranishme cmimi iu dorëzua botuesit Bujar Hudhri.
Këtë vit, Ministria e Kultures dhe QKLL, rikthyen çmimin e vepres më të mirë studimore duke e bashkuar me atë të eseistikës, të cilën e meritoi Matteo Mandala me veprën “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”.
Romeo Collaku, u nderua me çmim për tregimin më të mirë, me veprën “Mikrubus” me motivacionin e sjelljes së prozës me gjuhë të çlirët dhe personazhe të përshkruara me gjallëri.
Mes disa kandidatëve, vepra më e mirë poetike u shpall ajo e Alisa Velajt, me veperen “Shtjellë Reje, shtjelle Zjarri” e cila sjell nje vlere ne poezine bashkohore me frymen ekzistenciale dhe imazheve që zbulojmë në vargjet e saj.
Edhe pse jo më mes nesh, përkthyesi Llambro Ruci rrëmbeu çmimin e përkthyesit më të mirë me kryevepren “Iliada” dhe shkrimtari Shkëlzen Zalli u vlereresua me çmimin e letërsisë më të mirë për fëmijë me vepren që ka lënë pas Kartolina e Zileve.
Çmimet Kombëtare të Letërsisë tashmë janë kthyer në traditë. Për më shumë se nje dekadë, janë nderuar dhjetëra shkrimtarë, për të nxitur dhe motivuar të gjithë krijuesit.





