Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është gjetur sërish pas 20 ditësh mungesë. Zëdhënësja e tij tha se Navalny po mbahet në koloninë penale IK-3 në Siberi, në rajonin Yamalo-Nenetsky.

“Avokati i tij e pa, ai është mirë”, ka shkruar zëdhënësja në Telegram.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai ishte zhdukur që nga 6 dhjetori, kur autoritetet e transferuan nga burgu në të cilin vuante dënimin. Por këtë herë burgu është shumë qindra kilometra larg Moskës.

IK-3 është një nga kolonitë penale më të izoluara në Rusi, me kushte jashtëzakonisht të vështira, raporton BBC. Në vitin 2020, ndërsa Navalny ende organizonte protesta kundër korrupsionit të regjimit, kishin tentuar ta helmonin. Ai u shtrua në spital për muaj në Gjermani dhe u shërua. Ai u kthye në Rusi në vitin 2021 dhe u arrestua me mbërritjen e tij në vend. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *