NATO po bëhet gati për të nisur stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë duke treguar se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët evropianë në vendet në kufi me Rusinë, dhe në krahun lindor të aleancës, nëse një konflikt do të ndizet.

Rreth 90.000 trupa do t’i bashkohen stërvitjeve “Steadfast Defender 2024” që do të nisin në shkurt dhe do të zgjasin deri në muajin maj.

Më shumë se 50 anije do të marrin pjesë, gjithashtu më shumë se 80 avionë luftarakë, helikopterë dhe drone dhe të paktën 1.100 automjete luftarake, duke përfshirë 133 tanke dhe 533 automjete luftarake të këmbësorisë.

Admiral i NATOs, Rob Bauer tha se aleanca duhet të jetë në gatishmëri të lartë.

“Ne duhet ta kuptojmë se nuk është e mirëqenë që jemi në paqe. Prandaj, ne po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Ne nuk po kërkojmë konflikt por nëse ata na sulmojnë, ne duhet të jemi të gatshëm”, tha Bauer.

Stërvitja do të tregojë se NATO mund të kryejë operacione të qëndrueshme dhe të ndërlikuara në shumë fusha për disa muaj, përgjatë mijëra kilometrave, nga Veriu i Lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore në çfarëdo kushtet.

Në ‘Steadfast Defender’ do të marrin pjesë 31 vendet anëtare të NATOS dhe Suedia si vend kandidat për anëtarësim dhe do të shtrihet nga Norvegjia deri në Rumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *