Subscribe

Ndarja nga jeta e humoristit të njohur Muhamet Lika, apo thjesht Meti sikurse e njeh publiku një nga Parodistët e Vlorës, pikëlloi mbarë opinionin publik. Dy  nga Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo përmes një interviste për emisionin “Vizioni i Pasdites” e kanë kujtuar me lot në sy kolegun e tyre teksa kanë ndarë edhe disa detaje të ‘risjelljes’ së tij në skenë, ashtu si dikur. “Për herë të parë pas largimit nga jeta të Metit, Metin e kishim në skenë nuk e kishim fizikisht po e kishim virutalisht sepse ashtu e kishim ndërtuar. Në parodinë e fundit që kemi kënduar unë Afrimi dhe Meti kishte dhe Meti një pjesë që do këndonte, kishte pjesën e tretë dhe nuk e di sa mund ta imagjinoni në skenë ishte ekrani dhe ishte një batutë që unë i them Afrimit hajde shkojmë në gjyq tani dhe kur u ndam aty përpara na del Meti virtualisht kuptohet sepse ai ishte një xhirim i mëparshëm dhe në sall krijoi një impakt të jashtëzakonshëm. E gjithë salla u ngrit në këmbë dhe duartrokiste dhe qante me lot. Pasi mbaroi parodia Afrimi kishte shkruar një material brilant dhe nuk e teproj po ta them që ne na rrëshqisnin lot të dyve kur këndonim për Metin tonë”, u shpreh Agron Hamo. Sa i takon situatës së krijuar nga Covid-19 dhe faktit që Vlora është tashmë zonë e gjelbër, humoristi Afrim Agalliu u shpreh me humor se vlonjatët i kanë thënë ‘tutje virusit’. “Unë mbrëmë kam dalur për herë të parë me time shoqe dhe shkuam nga Lungomare dhe unë u çudita, aty u çudita dhe pashë që aty nuk kishte karantinë absolutisht dhe tash unë paskam ndenjur brenda dy muaj paskam qenë budalla unë. Vlonjatët e kanë respektuar por tani që ka marrë për mirë edhe Vlonjatët i kanë thënë tutje virusit, po dalin në masë,” u shpreh humoristi. Sa i përket kohës së kaluar në shtëpi, si pjesa dërrmuese e djemve dhe burrave as dy Parodistët e Vlorës nuk i kanë shpëtuar punëve të shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *