Procedohen penalisht dhe gjobiten secili me nga 1 milion lekë 2 administratorë lokalesh në Krujë, pasi organizuan aktivitete me muzikë live në lokale nate.

Veprimi është në kundërshtim me Aktin Normativ dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e aktiviteteve, për shkak të Covid-19.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit.

Gjithashtu, të dy subjektet janë ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Strukturat vendore të Policisë Krujë apelojnë për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të zbatojnë aktet ligjore dhe nënligjore për parandalimin e përhapjes së COVID-19./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *