Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që...

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

Zjarr në një lokal në Radhimë

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së!...

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme me fishekzjarre...

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet me maskë...

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në afërsi të...

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis marshimi drejt...

Muxhahedinët, 10 vjet në Shqipëri/ Shqipëria u bë streha e opozitës iraniane pas largimit nga Iraku në 2013

20 Qershor 22:03

Anëtarët e parë të opozitës iraniane, të njohur me emrin muxhahedinë, mbërritën në Shqipëri në vitin 2013, në fundin e mandatit të dytë të Sali Berishës si kryeministër i vendit.

 

Në atë kohë qeveria Berisha njoftoi se kishte vendosur të strehonte 210 muxhahedinë dhe ky vendim ishte finalizimi i një angazhimi, që Tirana zyrtare kishte marrë që gjatë vizitës së sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton në Shqipëri në vitin 2012.

 

Angazhimi i Shqipërisë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u respektua edhe nga kryesocialisti Edi Rama, i cili mori detyrën e kryeministrit në shtatorin e vitit 2013.

 

Deri në vitin 2016 Shqipëria kishte strehuar të gjithë grupin prej 3 mijë muxhahedinësh, që ndodheshin në një kamp në Irak, dhe për këtë u falënderua nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, gjatë vizitës në Tiranë në 14 shkurtin e 2016.

 

Prej këtij momenti muxhahedinët janë strehuar në zonën e Manzës, ku kanë ndërtuar kampin e tyre. Por vendimi i Shqipërisë për të mbajtur 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane ka pasur edhe kosto.

 

Si hakmarrje për strehimin e muxhahedinëve në vëren e vitit të kaluar hakera të sponsorizuar nga Irani sulmuan sistemet dixhitale shqiptare.

 

Historia e opozitës iraniane e njohur me emrin muxhahedinë daton prej vitit 1979, kur Irani i konsideroi ata tradhtarë të atdheut. Në vitet ‘80 ata u strehuan në Irak dhe morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në luftën mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90 muxhahedinët e popullit iranian u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe për shumë vite janë konsideruar terroristë edhe nga Bashkimi Evropian.

 

Në 2009 Brukseli vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroristë dhe në shtator të vitit 2012 të njëjtin vendim morën edhe Shtetet e Bashkuara.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Historia Irani Muxhahedinët Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gazetaret që u bënë pjesë e garës

më shumë...

Televotim masiv, zbulohet vendimi, çfarë vendosi publiku për Fabjolën

më shumë...

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i qëllimshëm!

më shumë...

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet! Indri: Ke mendimin e gjyshit tim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:12

Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip,...

12:51

5 fermerë në televotim, kush prej tyre...

12:41

E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip:...

11:46

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë...

11:13

Televotim masiv, zbulohet vendimi, çfarë vendosi publiku...

11:00

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i...

10:46

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain,...

10:29

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në...

10:27

Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri,...

10:08

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

10:05

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

9:48

“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola:...

9:47

Zjarr në një lokal në Radhimë

9:32

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë...

9:30

“Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka...

9:13

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme...

9:09

Cili do të jetë fati i Fabjolës...

9:01

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet...

8:58

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

8:37

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në...

Më të klikuarat

  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në...
  • “U luta vetëm për një fëmijë, ndërsa Zoti më dha pesë”, nëna...
  • Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.