Subscribe

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka vene ultimatum kryeministrit Albin Kurtit: Partneri i koalicionit qeverises ka vendosur tre kushte per kreun e qeverise te cilat sipas tij duhet te plotesohen brenda kesaj te premteje.

 

ISA MUSTAFA

KRYETAR I LDK

 

Pres sot që zoti Kurti ta heq tarifën, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët. Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë.

 

Për Mustafen plotesimi i ketyre tri kritereve do te shpetoje  qeverine Kurti nga rrezimi.

 

ISA MUSTAFA

KRYETAR, LDK

 

Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarifën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. NUk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, por për të bërë ndryshime. Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.

 

Ne keto kohe te veshtira te perhapjes me shpejtesi te virusit korona, tarifa 100 perqind per importin e produkteve serbe mund te kete ndikim ne mungesen e produkteve ne tregun e Kosoves.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *