Në sportet e rënda, shqiptarët kanë pasur gjithmonë sukses. Kjo jo vetëm nga tradita, por edhe nga ambicia personale e çdo sportisti. Paris Karepi, kampioni ballkanik në mundje dhe Kevi Ballabani, kampion kombëtar, stërviten çdo ditë në palestrën e parkut olimpik për t’iu rikthyer sa më shpejtë formës së tyre.

Ndonëse në situatën e pandemisë, Karepi tregon për Vizion Plus se nuk është ndalur asnjëherë nga seancat stërvitore ndërsa shpreson që aktivitet të kthehen sa më shpejtë.

Mundja është një sport ku kontakti fizik me kundërshtarin është i domosdoshëm, por kjo nuk e shqetëson aspak sportisin, i cili thotë se çdo ditë lokalet mbushen plot me njerëz.

Edhe kampioni kombëtar, Kevin Ballabani tregon se forma e tij është e mirë, ndërsa synimet mbeten të njëjta.

Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizren shprehet optimist se shumë shpejt do të fillojë aktiviteti në këtë sport, pasi federata do të zbatojë me përpikmëri çdo protokoll të Ministrisë së Shëndetësisë .

Aktivitet e para të mundjes në Shqipëri datojnë pas vitit 1944 me specialistin e këtij sporti, shkodranin, Luigj Shala.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *