E shtunë, 24 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mot i keq në Shkodër, rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Prekal-Ura e Shtrenjtë, apel për shmangie të qarkullimit

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, janë regjistruar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Prekal-Ura e Shtrenjtë, duke sjellë bllokimin e plotë të qarkullimit.

Si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga rrëshqitjet, rruga është aktualisht e pakalueshme për mjetet. Në terren ndodhen ekipet e Bashkisë Shkodër dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

Reklamë

Autoritetet u bëjnë apel banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjen në këtë aks rrugor, për shkak të rrezikshmërisë së lartë, deri në një njoftim të dytë.

Bashkia Shkodër bën me dije se do të vijojë informimin e publikut në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/vizionpus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë