E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensione në Itali/ Përplasje me policinë, 43 të rinj shoqërohen në Romë, kontrolle në 20 qytete

Protestat në disa qytete të Italisë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Roma, Torino, Milano, Firence dhe Bolonja janë ndër qytetet ku janë regjistruar incidente, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie.

Në Romë, policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke përdorur mjete ujëhedhëse me presion. Ndërkohë, në Torino, demonstruesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe shishe në drejtim të forcave të rendit, të cilat janë përgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës.

Reklamë

Tensione janë raportuar edhe në Firence, ku protestuesit kanë marshuar drejt zonave tregtare luksoze, si dhe në Bolonja, ku hedhja e shisheve është pasuar nga ndërhyrja e policisë.

Në Milano, mijëra studentë kanë dalë në rrugë, ku gjithashtu janë regjistruar përplasje me efektivët.

Reklamë

Ndërkohë, në Romë, 43 të rinj janë shoqëruar në komisariat pasi, sipas autoriteteve, u janë gjetur kapuçë, doreza, dhe maska. Disa protestues kanë hyrë edhe në ambientet e Koloseut.

Autoritetet italiane kanë kryer kontrolle të gjera në Milano dhe në 20 qytete të tjera, ndërsa është identifikuar personi që dyshohet se qëndron pas faqes në Instagram “Movimento 17 ottobre”. Ai po hetohet për nxitje të rënduar të kryerjes së veprave penale, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.