Vendi ynë sot pritet te ndikohet nga kushte moti relativisht të qëndrueshme atmosferike.

 

Moti pritet te jete i kthjellët në të gjithë territorin në relievet malore dhe ne pjesen jugore nuk do te mungojne alternimet e vranësirave të cilat hera-herës dhe lokalisht do te jene deri të dendura.

 

Në relievet e larta malore jugore në momentin e zhvillimit të vranësirave priten reshje shiu të izoluara.

 

Era do te fryje me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë dhe shpejësi mesatare 1-4m/sek. Në bregdet e lugina gjatë ditës era me shpejtësi deri në 6-8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 2 deri 17°C, në zona e ulëta 4 deri 23°C , në zona bregdetare 7 deri 22°C.

 

I gjithe Rajoni i  Ballkanit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot kryesisht të kthjellët

 

Sa i përket kontinentit Europian pjesa verilindore e tij do të ndikohet  nga kushte te paqëndrueshme atmosferike.

 

Moti parashikohet i vranët i shoqëruar me reshiu e dëbore.

 

Pjesa tjetër e kontinetit parashikohet me mot të kthjellët dhe alternime vranesirasht,ndersa Gadishulli Iberik dhe ai Apenin do te kene gjate gjithe dites prezente vranesirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *