Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton.
Shkak I shkarkimit janë bërë mosmarrëveshjet mes presidentit dhe këshilltarit të sigurisë për çështjet e politikës së jashtme, e kryesisht atë mes SHBA e Koresë së Veriut, Iranit por edhe Afganistanit.
Ndërkohë një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë presidenti Trump në një postim në Twitter, I cili thotë se shumë shpejt do të emërojë edhe pasardhësin e Bolton.
“E kam njoftuar, John Bolton mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk jam pajtuar me shumë sugjerime të tij, ashtu si edhe të tjerët në administratë”
I informed John Bolton last night that his services are no longer needed at the White House. I disagreed strongly with many of his suggestions, as did others in the Administration, and therefore….
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 10, 2019
….I asked John for his resignation, which was given to me this morning. I thank John very much for his service. I will be naming a new National Security Advisor next week.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 10, 2019





