Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje.

 

Leka kamuflohej si jurist e Gjykatës së Lartë, dhe u premtonte të burgosurëve se do të ndikonte në lirimin e tij.

 

Sipas policisë, 33-vjeçarja nga Përmeti ka mashtruar një shtetas nga Tepelena duke I marrë 50 mijë euro me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M. Person ky që rezulton i dënuar me 30 vite burg, për një vrasje kë kryer në rrethana rënduese në Memaliaj, në vitin 2015.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *