Subscribe

Kjo eshte molla starking. Molla tradicionale e fushes se korces, ne vecanti e fshatit dvoran. Fshat qe njihet per kultivimin e molles. Molle qe ka mbetur e pashitur.

Vilson Bakiu, një ndër fermerët e shumtë të fshatit Dvoran tregon se i gjithë prodhimit të këtij viti i ka mbetur stok. Sipas tij, çmimi i ofruar edhe nga ata pak tregtarë që vijnë për të blerë dy varitetet e mollës: gold dhe starking, nuk justifikon koston e prodhimit e cila është 20 lek për kilogram.

VILSON BAKIU – FERMER NE FSHATIN DVORAN

Ka tre vjet i njejti problem. Nuk e mban as frigoriferi. Nuk marrin fare te frigorifrit. Fmth kjo molle tani perfundinisht mund te hidhet. Eshte cilesia e pare. Me 20 lek spo na e marrin. Preparatet ne maksimum. Plehrat ne maksimum. Ca te themi ne fshataret. Do ta hedhim. Kam 3 hektare me molle dhr qershi. 90 kuintal gjendje. Minimalja po flas. Mos them 100. Mbi 70% e kane stok. Te thashe 20 lek kosto fal minus 5 lek.

Naim Baki eshte nje tjeter banor i fshatit Dvoran i cili pavarësisht moshës të thyer, del cdo dite ne rrugen nacionale korçë-ersekë me shpresen se dikush do ndalojë dhe do t’i blejë prodhimin.

NAIM BAKI
FERMER NE FSHATIN DVORAN

Nuk na e merr frogiroferi. Ca do bejme. Presim.

Një ndër faktorët e mos shitjes së mollëve tradicionale, sipas burimeve pranë Agjensise rajonale të bujqesisw në qarkun e korçës, ka qenë rënia e eksporteve. Ndërkohë një tjetër arsye lidhet dhe me faktin se këto dy varitetet të mollës preferohen shumë pak nga ana e konsumatorit vendas.
Në total në fshatin Dvoran janë kultivuar rreth 212 hektarë me mollë të llojit starking dhe gold.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *