Subscribe

Gati 15 mijë ton molle kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit.

Shkak sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti janë dy faktorë: Së pari, grumbullimi është bërë me çmim të lartë në sezon si dhe hyrja e mollës nga importi, kryesisht nga Serbia.

“I gjithë problemi është Serbia që fut mallra pa doganë.”

Ferdinand Ali është një nga ata fermerë që ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë dhe  kultura të tjera të drufrutorëve, por pjesën më të madhe të prodhimit e ka të pashitur.

“Çmimi i lartë i blerjes së mollës dhe importi ka bllokuar sasinë në frigoriferët e fshatit Dvoran që ka sipërfaqet me të mëdha të mbjella me mollë. “

Fermerët e juglindjes si zgjidhje shohin rritjen e referencave doganore pasi vetëm kështu mbrohen interesat e tyre, ndërsa nga takimet që kanë pasur me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë  janë këshilluar që ti ruajnë mollët në kushtet frigoriferike, deri në zgjidhjen e këtij problemi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *