Subscribe

Përfaqësuesja e larte e Bashkimit Europian Federica Mogherini se bashku me Komisionerin për Zgjerimin, Johanes Hahn, prezantuan ne Strasburg, Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Ne dokumentin e prezantuar behet e qarte se e ardhmja e rajonit është ne BE dhe se Brukseli është gati për hapjen e negociatave.

 

Kjo strategji është një perspektive e qarte për integrimin europian për 6 vendet tona partnere, natyrisht ne baze te meritave te gjithsecilit, sepse është e qarte qe nevojiten reforma, ne mënyrë qe qytetaret te gëzojnë te njëjtat te drejta, te njëjtën mbrojtje, e te njëjtat standarde si qytetaret e vendeve te BE. Ne kemi pare shume reforma ne zhvillim ne Rajon, me vendosmërinë qe na tregon ne një te vërtetë te thjeshte qe vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetaret dhe liderët e këtyre vendeve, e kane bere një zgjedhje, atë te sjelljes se vendit Brenda BE-se. Sot ne u themi atyre: ne kemi bere te njëjtën zgjedhje dhe perspektiva është shume e qarte dhe për ne.

 

Mogherini komentoi dhe datën e bere publike si afat për anëtarësim te plote.

 

Ka pasur shume zëra lidhur me një date: 2025. Nuk është një target, nuk është një deadline, është një perspektive realiste për te përmbyllur procesin e anëtarësimit për vendet qe po negociojnë por edhe për te tjera qe do te nisin negociatat ne te ardhmen. Personalisht pres vende te tjera te çelin negociatat ne muajt e ardhshëm.

 

Komisioneri Hahn, nënvizoi se kjo strategji është një mundësi për te gjithë vendet e rajonit qe te bashkëpunojnë me njeri-tjetrin, pasi sipas tij, asnjë vend qe nuk ka te zgjidhura problemet me fqinjët, nuk mund te anëtarësohet.

 

Ne po flasim për një perspektive për te gjithë vendet ne Rajon, çka do te thotë qe te gjithë ne Ballkanin Perëndimor duhet te kenë një interes qe te punojnë për këtë te ardhme europiane dhe te mbështesin njeri-tjetrin.

 

Konferenca e dy përfaqësuesve te BE-se u ndoq Live dhe ne Tirane nga Ambasadorja Romana Vlahutin, e cila pavarësisht këmbënguljes mbi pyetjen se kur do ta çelen negociatat për vendin tone, kërkoi durim.

 

Ju e dini qe është ende shume herët për te folur për këtë çështje. Duhet te presim për Rekomandimin. Gjithashtu ju e dini qe vendimi merret nga vendet anëtarë dhe mundësia e pare për këtë vendim do te jete ne Qershor. Duhet te jemi pak te duruar, por ne te njëjtën kohe, ta përdorim këtë kohe ne mënyrë shume konstruktive, te dyja palët, Qeveria por edhe opozita qe te bashkohen rreth një objektivi qe është i njëjte për te gjithë shqiptaret qe është anëtarësimi i vendit ne Bashkimin Europian.

 

Ndërkaq, Federica Mogherini nga Strasburgu, artikuloi dhe një nga arsyet kryesore se pse kërkohet afrimi i vendeve te Ballkanit Perëndimor me BE-së.

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë te rrethuar nga vende anëtarë te BE. Një problem sigurie ne një nga vendet apo me shume, behet automatikisht një problem sigurie për Bashkimin Europain dhe për qytetaret e BE-se. Mënyra me e mire, me efikase dhe e vetme për te garantuar siguri dhe stabilitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, është për ti ankoruar mbi një perspektive te besueshme integrimi ne BE.

 

Vendimi final për çeljen e negociatave pritet të merret ne qershor ne mbledhjen e Këshillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *