Federica Mogherini deklaroi gjatë konferencës për shtyp përkrah kryeministrit Rama se nuk ka ardhur në Shqiperi për të negociuar situatën politike në vendin tonë.

 

“ Nuk kam hyrë në negociata politike mes partive politike në të kaluarën dhe as kam ndërmend ta bëj tani këtë gjë. Kjo është një cështje e brendshme që duhet të zgjidhet mes palëve politike. Dialogu është i tyre, nuk na përket neve si faktor ndërkombëtar, pavarësisht se shpresojmë shumë që mes palëve të ketë dialog dhe bejme thirrje per kete. Shpresoj që në këtë atmosfere të dominojë mencuria dhe zgjuarsia”.

 

Megjithatë shefja e politikës së jashtme e BE-së, teksa bëri thirrje për dialog në të mirë të vendit, saktësoi se partite politike nuk duhet ti kthejne shpinen proceseve politike në vend, sic është rasti i bojkotit te mundshem te zgjedhjeve lokale.

 

“Inkurajoj të gjithë faktoret politik dhe shoqërinë civile në Shqiperi që të bashkëpunojnë në të mirë të vendit. Bëj thirrje që të lihen menjane ndasitë,
Partite politike nuk duhet ti kthejne shpinen proceseve politike dhe përgjegjësive që iu kanë dhënë qytetaret për të qënë pjesë edhe e zgjedhjeve të ardhshme lokale.Qytetaret shqiptarë këtë presin, që politikanet të punojnë për integrimin e vendit. Edhe sondazhi këtë tregon, që 88% e shqiptarëve e duan BE-në.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *