Rhian Sugden është detyruar të shmangë Cristiano Ronaldo pasi ai e “bombardonte” me mesazhe në mes të natës në rrjetin social “Facebook”.

 

 

Modelja dhe ylli portugez janë njohur gjatë një feste në Londër dhe ai e ka shqetësuar me mesazhe qe t’i bashkohej në dhomën e hotelit. Sipas “The Sun”, futbollisti i shkroi:”Do të marr në telefon për një orë nëse më dërgon numrin e telefonit. Jam tek hoteli im”.

 

Ndërsa ajo iu përgjigj:”Do të marr të dashurin nga puna dhe do dalin për disa pije. Nuk mendoj se ai do të pranonte që të flisja me ty në oren 23:00”. Rhian, e cila është e lidhur me Oliver Mellor, u la e qetë pasi i fejuari i saj i dërgoi një paralajmërim Ronaldos, i lidhur me Georgina Rodriguez, që të mos e ngacmonte më modelen.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *