Nje aksident automobilistik u shënua mbrëmjën e kësaj të mërkure në Korçë,ne nje nga rruget krysore te qytetit, ne bulevardin”Gjergj Kastrioti”.

Një mjet ka perplasur nje kembesor e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur rende.

Sipas burimeve nga policia ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet Y.XH, rreth 60 vjeç,i cili eshte transportuar ne spitalin rajonal te Korces, në gjëndje të rëndë për jetën.

Persa i perket dinamikes se ketij aksidenti duket se ka qene nje mjet i cili ka ardhur nga stadiumi ne drejtim te qendres se qytetit, ku ne menyre te papritur është përballur me një këmbesor i cili ka dashur të kaloje nga nje anë e bulevardit në krahun tjetër, në mes te dy mjeteve të parkuara cka duket se i ka kufizuar shikimin drejtuesit të mjetit.

Goditja sipas deshmimtareve ka qënë e forte, në krahun e djathtë të automjetit ndërsa mesohet po sipas tyre se i dëmtuari në momentin e aksidentit ka reaguar.

Policia po punon për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndersaështë shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit me inicialet H.D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *