Mjekët në spitalin Al-Shifa në Gazën veriore refuzojnë në mënyrë kategorike të evakuohen. Ata shprehen se nuk munden të lënë rreth 700 pacientë, të cilëve iu shërbejnë, që të humbin jetën.

 

Evakuimi vjen si një urdhën nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, ndërsa në çdo moment stafit dhe pacientëve iu rrezikohet jeta nga sulmet.

 

 “Problemi nuk janë mjekët, janë pacientët. Dhe nëse mbeten pas, ata do të vdesin, dhe nëse transferohen do të vdesin rrugës, ky është problemi, ne po flasim për 700 pacientë”, shprehen mjekët.

 

Disa mijëra njerëz janë strehuar në kompleksin e spitalit, sipas mjekëve. Urdhri i evakuimit, sipas drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është i koordinuar me asnjë agjenci ndërkombëtare humanitare, siç është Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

 

Mungesa e koordinimit ngre shqetësime për sigurinë dhe fizibilitetin e transferimit të një numri kaq të madh pacientësh, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike dhe do të vdesin gjatë transportit, bëri me dije ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *