Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis iu drejtua me një mesazh Turqisë nga Lisbona lidhur me dialogun për mosmarrëveshjet mbi Mesdheun Lindor. Ai tha se tema e vetme që do të diskutohet mes Athinës dhe  Ankaras do të jetë delimitimi i kufirit detar.

“Ndaloni së luajturi rolin e burrit të mirë dhe vendosni një datë për fillimin e negociatave”, tha kreu i qeverisë greke gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që mbajti nga Lisbona me homologun e tij Portugez Anostas, shkruan “protothema”.

I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm turk, Çavuşoğlu, i cili tha se Ankaraja dëshiron të fillojë negociatat në janar, Mitsotakis e konsideroi diçka pozitive nga ana e Turqisë.

Ministri turk tregoi këtë të hënë se ofertën për një takim në Tiranë palës greke ia kishte bërë Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës javën e kaluar në Turqi.

Mitsotakis bëri të qartë se Greqia do të marrë pjesë në bisedime, kur data e vendosur të përputhet me vendimet e Këshillit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *