Kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes fushatës elektorale të PS dhe asaj të PD.

 

Rama vuri në dukje se opozita po infekton popullatën, me grumbullimet e njerëzve që krijon, kurse PS, sipas tij, po vaksinon.

“Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si një provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:

Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;

Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *