Subscribe

Identifikohet personi i trete që ndodhej në makinën tip BMW X5, në të cilën u ekzekutua dy ditë më parë Bledar Bircaj në Vlorë.

Bëhet fjalë për shtetasin Edison Zeneli.

20 vjecari është kusheri me viktimen Bledar Bircaj.

Ndërkohe shtetasi tjeter që ndodhej në mjetin që u sulmua me 30 plumba ishte polici I antidroges, Granit Deromemaj.

41 vjecari Bledar Bircaj ishte duke lëvizur me BMW X5, bashkë me kushëririn dhe mikun e tij, kur iu bë prite nga dy persona të armatosur në vendin e quajtur “Bishti I kalldremit”.

Bircaj ishte pronar I një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë.

Në 2011 ai ishte hetuar për një vrasje , por u la I lirë në atë kohë për mungese provash.

Një tjetër version për vrasjen e tij është edhe pista e prishjes se pazareve të drogës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *