Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi në fushën e turizmit mes dy vendeve tona.

Ministrja Kumbaro u shpreh se turistët të cilët vijnë nga Kosova për të vizituar vendin tonë, janë baza më e qëndrueshme e turizmit gjithëvjetor.

Mirela Kumbaro: Me zemrën plot në Prishtinë, turi i aktiviteteve nisi me një takim shumë energjik me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani

Kryefjalë të bisedës kishim turizmin dhe shkëmbimet mes dy vendeve tona ku mysafirët nga Kosova mbeten baza më e qëndrueshme e turizmit gjithëvjetor, por lajmi i mirë është se edhe shqiptarët e Shqipërisë çdo vit e më shumë po preferojnë të vizitojnë atraksionet turistike e natyrore të Kosovës

Dakordësuam për mundësi të reja bashkëpunimi në turizëm, forcim të promovimit të përbashkët të mes vendeve tona, si edhe i përcolla Presidentes Osmani ftesën për një vizitë në Shqipëri nga zonat malore në bregdet, përfshirë edhe lumin Vjosa, tashmë Park Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *