Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 62-vjeçarja ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin e Infektivit për shkak të sëmundjes së pankreasit dhe jo nga COVID-19.

Viktima vuante nga një sëmundje e rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë, ate të pankreatit nekrotizant. Po ashtu, ai vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale.

Ai mbërriti të hënën në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes.

“Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit. Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’I referoheni njoftimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *