Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar për dy vjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Në një psotim në rrjetet sociale, Hasani thotë se Ukraina ka  mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke shtuar se ajo meriton të gjithë solidaritetin e vendit tonë edhe të aleatëve.

Hasani theksoi gjithashtu se më 28 shkurt në Shqipëri organizohet Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor.

“Shqipëria qëndron përkah Ukrainës dhe do të vazhdojë ta mbështesi me të gjitha focat dhe menyrat Ukrainën dhe popullin e saj në rezistencën së tyre heroike ndaj luftës së ashpër dhe të padrejtë të Rusisë”, shprehet ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *