Subscribe

Qe nje familje shqiptare t’ia dale jetesës ne Shqipëri, minimalisht duhet te ketë 16 mije leke te ardhura per fryme ne muaj. Por sa shqiptar arrijnë te kenë kete minimum jetik? Nje çift pensionistesh me te ardhurat e tyre janë ne kufijtë e mbijetesës. Blerja e ilaçeve, ushqimet, pagesa e energjisë etj i detyron ata te llogarisin çdo qindarkë ne mënyre qe te mos kalojnë te borxhet. Janë me mijëra qytetaret, ata qe marrin pagese papunësie, invaliditeti, ndihme ekonomike qe nuk e arrijnë ne kufirin prej 16 mije lekësh, duke u përfshire ne varfëri ekstreme. Ekspertet e ekonomisë kane bere studim ku kane evidentuar se me kostot e jetesës, shuma prej16 mije lekësh, ose 530 leke ne dite, është minimumi per te mbajtur frymën gjalle. Avokati i popullit, si iniciues i këtij studimi i kërkon Ministrisë se Mirëqenies qe te marre ne konsiderate, pasi Shqipëria është i vetmi vend ne Europe qe nuk ka te deklaruar me ligj minimunim jetik, edhe pse është detyrim ligjor. Llogaritja e minimumit jetik përben bazën mbi te cilën duhet te llogariten pagat, pensionet sociale, dhe çdo pagese tjetër nga shteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *