Mila Ekonomi e ka konsideruar një përgjegjësi të madhe emërimin në postin e Ministres së Bujqësisë.

Pak para nisjes së seancës së sotme plenare, Ekonomi deklaroi se detyra që i është besuar është përgjegjësi e madhe dhe se i duhet më shumë siguri dhe mbështetje nga gazetarët, teksa përmendi edhe reformën në mbështetje të fermerëve.

“Natyrisht që është përgjegjësi e madhe, besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më duhet më shumë siguri. Aty ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në sepse IPARD-i ka treguar gjithmonë këtë gjë dhe e dyta që kemi shumë të mirë është që ne sapo kemi filluar një reformë, një mbështetje për të gjithë fermerët nëpërmjet mbështetjes për uljen e të gjitha barrierave fiskale dhe procedurale për naftën. Kështu ka 2 gjëra të mira përpara.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *