Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka sekuestruar në bashkepunim me Drejtorine Vendore te Policise Tirane, një numer te madh pasurish me vlerë miliona euro shtetasit Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.

 

Sekuestrimi është bërë pas hetimit te kryer nga ku eshte arritur te vertetohet se Dritan Beti është denuar per vepren penale te Trafikimit te lendeve narkotike ne Itali, nga Gjykata e Ankones.

 

Është arritur teëzbulohen e me pas te sekuestrohen pasuri të paluajteshme dhe të luajtëshme  si apartamente, makina etj.

 

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane vijon hetimet e metejshme ne lidhje me rastin, por dhe per raste te tjera me qellim kryerjen e veprimeve te duhura ne hetimin e veprave penale qe lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia.

 

Një vit më parë 49-vjecari u kap në rrugën “Shemsi Haka” në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e kishte dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *