Milan është në superforme ne kampionatin italian. Kuqezinjte moren fitoren e trete radhazi, madje duke shënuar tre gola. Skuadra e Gatuzos mposhti Empolin në San Siro duke konsoliduar vendin e 4 ne klasifikim dhe pret e qete ndeshjet e rivaleve për zonën Champions.

Pas një pjese të parë të dominuar në aspektin e mbajtjes së topit por pa shumë raste e mes të tjerash edhe me një gol të anuluar të Paketës nga sistemi Var, muzika ndryshoi në të dytën. I zakoshmi Piatek hapi serine e golave në minute e 49 pas një pasimi të dhënë nga Calhanoglu.

Blerja e madhe e janarit barazoi rekordin e Birhof, i cili ishte i fundit lojtar kuqezi që kishte shënuar gol në 4 takimet e para radhazi me këtë fanelë. Impakt i jashtëzakonshëm i polakut me 7 gola në 6 ndeshje me Milanin në kampionat e kupë.

Entuziazmi i golit të Piatek, vazhdoi pas vetëm dy minutash kur Kessie dyfishoi shifrat me një parabole të bukur brenda zone. Në të 67 pati kohë edhe për golin e trete shënuar nga Castillejo, pa lënë menjanë një tjeter gol të anuluar ndaj Borinit nga sistemi Var.

Skuadra e Gatuzos funksionon gati gati si një makineri perfekte ne këtë pjesë të dytë të sezonit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *