Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo do të nisë një tur udhëtimesh këtë të hënë ku do të vizitojë Italinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Në fokus do të jetë angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe përkushtimin i Uashingtonit për zgjerimin e aleancës.

 

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim.

 

Ai gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të fokusuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është nga ana strategjike i rëndësishëm për vizionin e bashkimit, lirisë dhe paqes së Europës.

 

Në Maqedoninë e Veriut sekretari Pompeo do të zhvillojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski ndërsa do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit.

 

Sipas të dhënave nga departamenti, nuk është planifikuar ndalesa e zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *