Subscribe

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel në fjalën e tij gjatë Samitit të Berlinit kërkoi qëndrim të unifikuar të shteteve ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe konfikteve që bota po përjeton. Ai theksoi se konfliktet dypalëshe nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e vendeve.

 

Ai bëri thirrje që fantazmat e së shkuarës të mos rikthehen, duke nënvizuar se nuk ka të ardhme pa zgjidhje të problemeve.

 

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka përqendruar vëmendjen tonë tek Ballkani Perëndimor. Duhet të rrimë krah për krah për të mbështetur popullin e Ukrainës. Ne sëbashku duhet të jemi më të fortë, për të vendosur standarde dhe për të nxitur vlera të përbashkëta. Ju e keni bërë objektiv rrugëtimin tuaj për anëtarësimin në BE, ne e mbështesim. Ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme, sidomos në tregun e përbashkët sa i takon bashkëpunimit ekonomik. Edhe përfundimi i tregut të përbashkët rajonat do ta nxisë këtë lloj investimi. Një marrëveshje e re për njohjen e kualifikimeve do të nënshkruhen sot. Nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më dhimbshme se reformat, por duhet bërë. Mos lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka asnjë të ardhme pa pajtim. Të gjithë e dimë se kjo kërkon një fokus të sinqertë tek e ardhmja. Së fundmi, qytetarët duan një të ardhme më të mirë dhe këtë mund ta bëjmë realitet. Ju mund të mbështeteni në bashkëpunimin tonë të sinqertë”, tha ai.

 

Në këtë samit marrin pjesë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Verhelyi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *