Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli dhe sulmoi ditën e sotme kreun e SPAK, Arben Kraja, të cilin e quajti spurdhjak të partisë.

 

Por pas deklaratës së ashpër të ambasadores amerikane, Yuri Kim, Meta duket se ka ulur tonet.

 

Vetëm pak minuta më parë, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili me shprehet se po presin me durim që SPAK të veprojë ndaj kallëzimeve penale.

 

Gjithashtu, Blushi bën thirrje për kryeministrin Edi Rama të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS-së.

 

Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë.

 

Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

 

Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar.

 

I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: “SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti”, sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj”, shkruan sekretari i PL-së në një status në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *