Subscribe

Presidenti Ilir Meta vlerësoi masat e marra nga qeveria për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit. Nga Lezha, ku zhvilloi një takim me prefektinn Gjok Jaku, Meta tha se duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes autoriteteve dhe qytetarëve.

 

“Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjithë institcionet për tejkalimin e situatës. Të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve. Sa u takon emigrantëve të mbetur në kufi, duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë por duhet të bëhet çdo përpjekje për t’i ndihmuar ata.”

 

Sa i takon shpërblimit të mjekëve të urgjencës në Lezhë, Meta tha se nuk ka informacion për këtë çështje, por u shpreh i sigurt se çdo premtim për ta do të mbahet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *