Presidenti Ilir Meta ka shprehur falenderime dhe vlerësime për kapitenin legjendar të Kombëtares kuqezi, Lorik Canën.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta duke u ndalur tek filmi dokumentar mbi jetën e kapitenit kuqezi që u lanchua mbrëmjen e të mërkurës, deklaroi se Cana është një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambassador i shkëlqyer I vlerave njerëzore.

 

“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit. Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *