Presidenti Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Hasanaj, gjatë një vizite që ka bërë kete te marte në mbrëmje pranë familjarëve të nëntetares Zarife Hasanaj.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen më të thellë për këtë sakrificë sublime dhe solidaritetin me familjen dhe të afërmit në këto momente të rënda për të gjithë shqiptarët.

Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj humbi jetën në krye të detyrës në misionin ushtarak në Letoni.

32 vjecarja ra ne kontakt me nje mine bashke me dy pjestare te tjere te forcave te armatosura te Shqiperise qe jane pjese e NATO.

Fatmiresisht dy ushtaraket e tjere arriten te shpetonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *