Gjatë vizitës së Tij ne Stamboll, Presidenti  Meta pati një takim të veçantë me Presidentin e Republikës Islamike të Pakistanit, Arif-Ur-Rehman Alvi me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe dhe ato të ekonomike.

 

Presidenti Meta i uroi Presidentit Alvi suksese në detyrën e re si President i Pakistanit dhe e siguroi atë për vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit tradicional midis dy vendeve tona, veçanërisht atyre në fushën ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare.

 

Presidenti Meta inkurajoi Presidenti Alvi në angazhimin e tij kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, për t’i dhënë Pakistanit një rol të rëndësishëm për paqen në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *