Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta bën me dije se shprehu mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.

“Vlerësova rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në ato ekonomike dhe tregtare, që janë nën nivelin e potencialeve tona. E falenderova gjithashtu Ambasadoren në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë, që u janë krijuar, për t’u integruar në shoqërinë e tyre.
I urova shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *