Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e rishikimit dekretit për caktimin e një date tjetër për zgjedhjet vendore.
Në një postim në Twitter, Meta shprehet se askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë e cila, sipas tij, është një rrugë drejt anëtarësimit në BE.
“Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”
Meta thekson sërish se është gati të sakrifikojë edhe mandatin e tij në mënyrë që palët politike të gjejnë një zgjidhje dhe qytetarët të kenë mundësi ta zgjedhin me votën e tyre presidentin.
Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.https://t.co/gsDo3hRMcP
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 24, 2019