Presidenti Ilir Meta u takua me ambasadorin e ri të BE, Luigi Soreca.

 

Meta shprehu kënaqësi që BE ka përzgjedhur si ambasador një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë.

 

Ai tha se Soreca ka kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me BE-në.

 

Meta tha se është domosdoshmëri përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe përshpejtimi i agjendës integruese

 

Kreu I shtetit pohoi se ka rëndësi rritja e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe dhe për të arritur objektivin për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *