Per te dyten here brenda nje muaji presidenti i republikes Meta ka thirrur Keshillin e Sigurise kombetare per situaten e shkaktuar nga koronavirusi.

Mbledhja nisi ne oren 16.00 dhe ashtu si heren e kaluar ishte online. Ne keshillin e sigurise kombetare mori pjese kryeministri Rama, kryetari i parlamentit Ruci, ministrat pergjegjes si dhe lideri i opozites Basha.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjës informuan për masat e marra për përballimin e krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, si dhe për menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për ta tejkaluar këtë pandemi me pasoja sa më të lehta për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor.

Mbledhja e pare e keshillit te sigurise kombetare u zhvillua ne 25 mars dhe gjate takimit u diskutuan masat e marre nga qeveria per parandalimin e perhapjes se koronavirusit si dhe situata e veshtire ekonomike si pasoje e vendosjes se karantines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *