Pak ore para mbledhjes se Keshillit Politik, Presidenti i Republikes Ilir Meta ka dale pro ndryshimit te sistemit zgjedhor.

Ne nje postim ne rrjetet sociale kryetari i shtetit i ka bere apel mazhorances dhe opozites qe jo vetem te arrijne nje marreveshje per reformen por edhe te miratojne  nje sistem me lista te hapura.

“Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë e favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh që kurrë s’duan të japin llogari”, shkruan Presidenti i Republikes.

Meta u ka kerkuar paleve edhe nje ndryshim tjeter ne Kushtetute, zgjedhjen e presidentit nga populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *