Subscribe

Presidenti Ilir Meta priti këtë të premte në Presidencë përfaqësues të pakicave kombëtare në Shqipëri.

 

Ilir Meta tha se ka një rëndësi të veçantë që të drejtat e tyre të respektohen.

 

Sipas tij, ky është një element thelbësor edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

“Shumë i lumtur të kremtoja sot në Institucionin e Presidentit, së bashku me përfaqësues të të gjitha minoriteteve dhe pakicave në vendin tonë, Ditën Ndërkombëtare për Diversitet Kulturor, Dialog dhe Zhvillim. Promovimi i paqes, i harmonisë dhe i bashkëjetesës mes etnive, si dhe domosdoshmëria e respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të pakicave kombëtare janë një element thelbësor për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane. Kjo është një pasuri, që e kemi ruajtur ndër breza, ashtu siç ruajmë edhe bashkëjetesën fetare, për të cilat jemi një shembull i shkëlqyer në rajon dhe në të gjithë botën. 🇦🇱🇪🇺”

 

Pas përfundimit të aktivitetit, kreu i shtetit ia mori valles me minoritarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *