Subscribe

Presidenti Meta njihet për qëndrimin e ashpër ndaj ambasadorëve të akredituar në Tirane, por sot ai ka shpërthyer kundër tyre duke theksuar se kushtetuta eshte I vetmi udhërrefyes për të.

 

 

Jam me deklaratën e Blushit tim, zero surprizë nga vettingu u partisë, që u shpall edhe para pak ditësh nga zv/ kryeministri për Mucin, nuk jam i habitur, se ka pasur presione politike që ditën e parë që hyri në zyrë për të penguar Xhaferllarin për të ushtruar detyrën e saj. Presionet i ka pasur nga shumica. Nuk besoj se keni harruar edhe deklaratën e Xhafajt, që i bëri presion dhe shantazh Vitore Tushës.

 

 

Ky reagim I ashper I kreut te shtetit erdhi vetem nje dite pas nje telefonate qe ai ka zhvilluar me te derguarin special te Shba ne Ballkan, Palmer

 

Meta e ka cilesuar hipokrit vendimin per tiu drejtuar komisionit te Venecias per anataret e Kushtetueses.

 

Si asnjehere me pare presidenti i Republikes I ka cilesuar palaço ambasadoret duke paralajmeruar se do te kerkoje referendum per gjykaten Kushtetuese.

 

Presidenti Meta tha se kjo situatë ka vetëm një zgjidhje, referendum.

 

 

Presidenti është në kushtetutë dhe jo në rregulloren e ndonjë ambasade. Prandaj i kam ftuar të vijnë me ekspertët e tyre dhe t’u tregoj kushtetutën e Shqipërisë. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaco ndërkombëtar, referendumi. Edhe diplomatët të dalin me Ramën. Duhet të marrim në dorë sovranitetin e vendit. Prandaj larg duart nga gjykata kushtetuese. Hipokritët që duan të cojë këto akte në Venecia, ata janë hipokrite, pasi duhet të conin zgjedhjen e Arta Markut, tani duan të shpëtojnë Dvoranin, pasi ka pasur garanci edhe nga disa ndërkombëtarë për të përdhunuar procesin.

 

 

Ashpersimi I toneve te presidentit Meta erdhi pasi Ambasada Amerikane u sugjeroi paleve ti drejtohen komisionit te Venecias per ti dhene zgjidhje debatit nese anetare e gjykates Kushtetuese eshte Marsida Xhaferllari apo Arta Vorpsi. Te njejtin sugjerim ka bere edhe Bashkimi Europian, I cili po ashtu eshte kritikuar fort nga institucioni i Presidencës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *