Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sërish i shqetësuar për Teatrin Kombëtar.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Meta deklaroi se nëse godina prishet, do të cenohet paqja sociale në vend dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt Evropës.

“Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar. Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit! 🇦🇱🇪🇺”

Kryetari i shtetit Meta nuk ngurroi këtë të premte nga Kavaja ta cilësojë marrëzi çdo përpjekje për të prishur këtë godinë duke folur edhe për veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *