Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar menjëherë emrat e dy ministrave të rinj.

Kreu i shtetit ka dekretuar Bledi Çuçin si ministër të ri të Brendshëm dhe Milva Ekonomin, në postin e ministres së Bujqësisë.

Çuçi do të pasojë Sandër Lleshaj pas dorëheqjes së këtij të fundit për shkak të vrasjes së nje 25 vjeçari nga një efektiv i policisë. Pas largimit të Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshaj, Bledi Çuçi është i katërti ministër që i besohet një nga institucionet më të rëndësishme.

Gjatë qeverisjes së socialistëve, detyrat më të larta që ka mbajtur Bledi Çuçi janë si ministër Shteti për Çështjet vendore dhe prej 2019 Ministër i Bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *