Subscribe

Shkelzen Qordja i riu 31 vjeçar shofer i ministrit të brendshëm që i dha fund jetës dy ditë më parë i dërgoi mesazh nënë së tij pak para se të kryente vetëvrasjen e dyshuar.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë për vizion plus se pas marrjes së të gjitha provave dhe pyetjes së të afërmve ,rezultoi se Qordja i kishte dërguar një sms me tekstin më fal nënë së tij. Por ata mohuan që ai të ketë patur konflikte me persona të tjerë.

 

Ndonëse kjo nuk tregon shumë mbi motivet e aktit të rëndë prokurorët po marrin ende në pyetje të afërm të 31-vjeçarit për të mësuar nëse ai kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit.

Nga të dhënat e prokurorisë del se i ndjeri Qordja kishte shkuar në ambientet e Gardës së bashku me mjetin e shërbimit rreth orës 5 të mëngjesit të datës 1 korrik. Pasi ka hyrë në Gardë ai ka parkuar mjetin dhe më pas ka kryer aktin e vetëflijimit.

 

Trupi i tij i pajetë u gjet nga punonjës të tjerë pasi Qordja nuk përgjigjej në telefon.

 

Pak para se të mbërrinte në Gardë, Qordja kishte kaluar mbrëmjen me miqtë e tij në një nga lokalet e natës së kryeqytetit ndërsa sipas hetuesve ai edhe mund të kishte planifikuar aktin e vetëflijimit. Kjo pistë përforcohet nga fakti se ai kishte konsumuar alkool, madje në makinë iu gjet dhe një shishe birre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *